SHBA, 19-vjeçarja fiton dy herë lotarinë brenda javës, ja shuma marramendëse

Të gjithë personat që luajnë nëë lotarisë shpresojnë gjatë gjithë jetës që t’iu bjerë bileta fituese. Por një 19-vjecare nga Arizona, SHBA ka qënë me fat dy herë me biletat fituese.

Fitorja e pare e Rosa Dominguez ndodhi ,kur 19-vjeçarja ishte duke shkuar me makinë në shtëpinë e saj në Arizona.Ajo ndihej me fat, kështu që vendosi të ndalonte në një stacion benzine dhe të blinte një gërvishtëse.

Kur ajo e gërvishti biletën që e bleu vetëm 5 dollarë, zbuloi se kishte fituar çmimin prej 555.555 dollarë.Ajo tha:-“Isha shumë nervoze dhe doja vetëm të qaja“.

Disa ditë pas pasi fitoi mbi gjysmë milioni dollarë, Dominguez ndaloi në një tjetër stacion benzine në Monterey County dhe bleu sërish një biletë 5 dollarëshe. Në biletën e dytë fitoi 100 mijë dollarë të tjera.

SHKARKO APP