SHBA dhuron 29 makina ushtarake për Forcat e Armatosura

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar 29 makina për ushtrinë shqiptare. Në një postim në Facebook, Ambasada e SHBA njofton se mjetet do të përdoren nga Forcat e Armatosura për misionet e saj në NATO.

“Njëzet e nëntë Automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee) mbërritën sot në Portin e Durrësit. Këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

🇦🇱 | Njëzet e nëntë Automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee) mbërritën sot në Portin e Durrësit….

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Thursday, February 25, 2021

SHKARKO APP