Shefja e re e FMN në Tiranë: Mbështesim aksionin kundër informalitetit
“Mbështesim punën që bën qeveria në luftën kundër informalitetit. Këto masa duhet të shihen masa të drejta. Këshilla që kemi dhënë ne, është të shihen praktikat ndërkombëtare”.
Kështu u shpreh sot shefja e re e FMN-së në Tiranë, Anita Tuladhar, duke shtuar se përmirësimi i përmbushjes tatimore nga ana e subjekteve është e rëndësishme së bashku me zgjerimin e bazës së tatueshme.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Financave Shkëlqim Cani, ministrin e Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, si qeveria dhe FMN ishin në një zë se rritja ekonomike do të jetë 2.7% këtë vit, ndërsa vitin tjetër do të jetë 3.5%.