Shehaj në ditën e dytë të fushatës për 100 mijë firma: Jemi kundër atyre që ua bënë jetën të pamundur shqiptarëve

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj vijon në terren ditën e dytë të fushatës për mbledhjen e 100 mijë firmave në mbrojtje të drejtësisë dhe luftës ndaj korrupsionit.

Shehaj thotë se sot në vetëm pak orë janë mbledhur qindra firma të tjera shqiptarësh që duan që lufta ndaj të korruptuarve të vazhdojë.

“Është shumë e rëndësishme të mbajmë anën e drejtësisë, të mbajmë anën e luftës kundër korrupsionit, kundër të korruptuarve, kundër të paprekshmëve, kundër atyre që ia kanë bërë shqiptarëve jetën të pamundur në vendin e tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?