Shehi: Nëse nuk goditen paratë e krimit, kriminelët dhe politika shqetësohen
“Procesi nuk duhet të zvarritet. Sa kohë nuk sekuestrohen paratë e kriminelëve nuk ka eficencë”,-thotë Dashamir Shehi ndërsa foli për drejtësinë. Ai komentoi punën e SPAK, ndërsa theksoi se është shumë rëndësishme që të ndiqen paratë, të goditen paratë e krimit. ”Nëse nuk shkojnë të godasin paratë e krimin, kriminelët nuk shqetësohen. Edhe politika nuk e ka problem. Pra kemi treguar në këto vitet që mund të bësh politikë edhe nëse të thërret SPAK. Ai është një institucion që punon si skuadër. Janë caktuar për atë punë”, tha Shehi.
KOHA JONË SONDAZH

