Shehi: PD është në tendencë rënie, me Bashën u morën më shumë vota
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se Partia Demokratike është në tendencë rënëse. Sipas tij, trendi pozitiv po shfaqet te grupimet e reja, të cilat po përfaqësojnë më mirë humusin opozitar që nuk ndihet më i përfaqësuar. Kjo dinamikë e re brenda frontit opozitar shihet si burim shprese për ndryshim politik.
”Grupi opozitar ka një parti të madhe që është Partia Demokratike. E pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet. E dyta, është në tendenca për rënie. Me zotin Basha morëm 650 000 vota. Me zotin Berisha kanë marrë 480000 vota. Tregon që tendenca e ngritjes, vektori pozitiv brenda opozitës, është te këto grupet e reja, te kjo lloj alternative. Nuk është më kjo zgjidhja, se nëqoftëse për shembull PD-ja është e zonja vetë, e marrin vetë në dorë këtë punë. S’ka nevojë fare për ne, siç nuk kanë pasur dhe përpara ndoshta për ne.
Duhet ta marrin vesh kush është trendi i ri i politikës. Pse është ky ngërç? Pse në vend që të shkojmë përpara vijmë mbrapsht, në një kohë që qeveri të korruptuar si kjo s’ka pasur Shqipëria. Por, nuk ikën vetë ky. Asnjë nuk ikën vetë. Atëherë, hajde të krijojmë ca kushte që opozita të marrë maksimumin e asaj që është humusi opozitar, që unë besoj që është i madh. Por, nuk përfaqësohet më. Atje te PD-ja ta thashë përfaqësohet deri në atë nivel.
Të tjerët janë të rinj, janë në rritje. Të shikojmë, ndoshta dalin edhe të rinj të tjerë. Unë këtu e shoh këtë lloj dinamike të re, këtë lloj dialektike brenda frontit opozitar dhe këtu e shoh edhe shpresën unë. Te ata që mendojnë ndryshe, që po përballen. Edhe gjykoj që një pjesë e qytetarëve do t’i vijë nga mbrapa. Atyre që kanë qenë, qoftë edhe si puna ime, tregon që s’e paskan më këtë punë në dorë”.
KOHA JONË SONDAZH

