Shenjat dhe mënyrat se si të vdekurit komunikojnë me ne
Kur lidheni me njerëzit që ende jetojnë, një nga mesazhet më ngushëlluese që ata ndajnë është se ata janë ende me ne, dhe vdekja është vetëm një iluzion! Por kur ata largohen nga kjo jetë, për ne është e vështirë që ta pranojmë faktin se ai person nuk është më midis nesh. Janë disa mënyra, që shpesh edhe ne mund të na ketë ndodhur, që të na kujtojnë personin që kemi humbur. Shpesh kur dalin në publik, njerëzit vijnë tek unë dhe ndajnë një histori të bukur, dhe shpjegojnë se me anën e disa shenjave, ata mund të ndiejnë prezencën e personave që nuk janë më në këtë jetë. Ata duan siguri se këto shenja janë me të vërtetë nga të dashurit e tyre. Natyrisht, përgjigja ime është gjithmonë “Po, po, po!”
Të vdekurit përpiqet të lidhen me ne çdo ditë. Për të marrë udhëzime dhe rehati prej tyre, ne vetëm duhet të jenë të hapur dhe të vetëdijshëm për shenjat që na dërgojnë. Këtu janë disa nga kontaktet më të zakonshme mbi mënyrën sesi ata komunikojnë me ne:
Na vizitojnë në ëndrrat tona
Shpesh të vdekurit kur duna të flasin me ne, ata na dalin si të gjallë në ëndrrat tona. Nuk ka asgjë të frikshme në lidhje me këto vizita, ata janë një mënyrë e mrekullueshme që të vdekurit të kalojnë kohë me ju, duke siguruar udhëzime dhe mbështetje.
Vizione
Ju mund të shihni një person, imazh por që ju jeni me sy si i thuhet nëpër gjumë, kur ju jeni plotësisht i zgjuar në fakt. Ato mund të duken transparente, gjysmë-transparente, të bardha ose me ngjyra. Një vizion mund të jetë në formën e fytyrës një të dashuri tuaj, e mund të na shfaqet në pasqyrë, në dritare, apo edhe një kohë të shkurtër të mbivendosur mbi fytyrën e një personi tjetër.
E ndjeni nëpërmjet aromave
Mund të duket e çuditshme sesi një aromë mund t’u kujtojë personin që nuk jeton më. Aroma e çdo gjëje që ju lidhur me një lule të preferuar të personit, me parfumin që përdorte, është rruga e tyre delikate për t’ju lënë juve të kuptoni se ai person tashmë është afër jush!
Tingujt dhe Muzika
Ju edhe mund të dëgjoni një zë që mund t’ju paralajmërojë për diçka. Muzika është një shenjë, gjithashtu. Shenjat muzikore mund ti shihni si një formë e një kënge kuptimplote për ju e që ju kujton atë person. Kjo është një nga mënyrat sesi ata përpiqen që të komunikojnë me, nëpërmjet muzikës së tyre apo muzikës që na pëlqente që të dyve.
Prania
Ndjerë një prani të fortë ose të rëndë të energjisë në dhomë mund të jetë një shenjë që një shpirt është duke arritur tek ju. Disa njerëz ndjenë një ndjesi të dashurisë dhe të paqes, një peshë të papritur në shtrat.
Ylberi
Ylberi që shfaqen pasi të keni kërkuar një shenjë nga një i dashur që nuk jeton më, ose në një datë të rëndësishme, janë të bukura, shenja të lehta e të mbushura nga përtej.
Këto janë disa nga mënyrat më të zakonshme sesi të vdekurit lidhen me të gjallët, por ata kanë mënyra të tjera të panumërta për të bërë praninë e tyre të njohur. Hapni shpirtin tuaj për të marrë këto sinjale, dhe ju gjithmonë do të ndjeheni të dashurit tuaj të afërt!
Burimi: Heal Your Life/ Përshtati: Redjon Shtylla