Shenjtërimi i diskutueshëm i murgut që parashikonte pushtimin e territoreve shqiptare nga grekët
Renditja e murgut Paisios në librin e shenjtorëve të Patriarkanës së Stambollit e ka vënë Kishën Ortodokse përballë kritikave të shtypit grek, por ka çelur edhe një debat mbi subjektivizmin që ndjek kisha në shenjtërimin e priftërinjve.
Në rastin konkret procedurat e shenjtërimit nisën 21 vjet pas vdekjes dhe jo 70 ose 100 vjet siç e parashikojnë kanonet e kishës.
Nisur nga një argument se mbi Sinodin e Patriarkanës u ushtrua presion i madh nga besimtarët dhe në mungesë të një shpjegimi se në çmënyrë është matur popullariteti i murgut, gazeta “Kathimerini” rendit disa nga opsionet që mund të jenë ndjekur për të testuar audiencën e kandidatit për shenjtor.
Sipas saj, popullariteti i murgut mund të jetë testuar nga numri i lartë i shitjes së librave dhe fotografive të murgut, telefonatat për shenjtërimin e tij apo dhe ndonjë studim të bazuar në ligjësitë e tregut.
Fama e murgut Paisios që jetonte në Malin e Atosit u rrit veçanërisht gjatë krizës greke, të cilën ai thonë se e kishte parashikuar.
Në 4 librat e botuar prej tij parashikohej gjithashtu edhe marrja e Konstandinopojës (Stambollit) dhe territoreve shqiptare nga Greqia. ”Kathimerini” shkruan se profecitë e tij sa i takon shqiptarëve, maqedonasve dhe turqve ishin ato që kërkon të dëgjojë një grek i vërtetë.
“Me shqiptarët çdo bëhet murg?”
“Lëri ata, mos i llogarit”.
“Me Shkupin murg?” ”
Lëre, mos e llogarit”.
“Me Konstandinopojën?”
“Atë do ta marrim, do na e japin rusët”.