Shërbimi i jashtëm, pagat dhe rregullat e reja për diplomatët

Qeveria ndryshon dy ligjet e mëparshme, atë të vitit 1998 dhe të vitit 2003, duke pretenduar konsolidimin e mëtejshëm të një shërbimi diplomatik modern

Shërbimi i jashtëm i Shqipërisë u nënshtrohet kritereve dhe rregullave të reja, përmes një projektligji të posaçëm që tashmë qeveria ia ka kaluar Kuvendit. Përmes tij, ndryshohen dy ligjet e mëparshme, ai i vitit 1998 dhe të vitit 2003, duke pretenduar në këtë mënyrë konsolidimin e mëtejshëm të një shërbimi diplomatik modern. “Periudha mbi 10-vjeçare që ka kaluar nga ligji i cili aktualisht është në fuqi ka bërë të nevojshëm rishikimin edhe të këtij akti me synim për t’ia përshtatur interesave të kohës”, sqarojnë ekspertët e qeverisë lidhur me një fakt të tillë. Duke shtuar se në ndryshim nga ligji aktual, projekti i ri sjell disa risi dhe efekte pozitive që synojnë konsolidimin e mëtejshëm të këtij shërbimi mbështetur në karrierën diplomatike. “Më konkretisht, ai rregullon me mirë fushën e kompetencave të Shërbimit të Jashtëm dhe raportet me institucionet qendrore dhe vendore në fushën e marrëdhënieve me jashtë. Zgjeron hapësirat e përfaqësimit diplomatik dhe konsullor në përputhje me dinamikën e zhvillimeve në marrëdhëniet ndërkombëtare. Rregullon në mënyrë më të qartë procesi i emërimit dhe mbarimit të mandatit të kreut të misionit diplomatik dhe postit konsullor dhe personelit diplomatik e konsullor. Përcakton në mënyrë më të saktë raportet e ndërvarësisë dhe koordinimit ndërmjet strukturave të shërbimit të jashtëm. Përcakton kritere profesionale për rekrutimin e diplomatëve të karrierës mbështetur në nivelet e tyre akademike. Sanksionon statusin e diplomatit të karrierës ku përcaktohet ecuria e karrierës diplomatike bazuar në aftësitë profesionale; Sigurohen pastërtia dhe siguria e figurës së diplomatit të karrierës. Përcaktohet në mënyrë më të qartë përfshirja në misionet diplomatike dhe postet konsullore të personave jashtë karrierës diplomatike. Synohet krijimi i një hierarkie më racionale në strukturën e gradave diplomatike. Përcaktohen kritere më të sakta dhe bashkëkohore për trajtimin financiar të diplomatëve jashtë vendit”, janë të gjitha risitë e këtij projekti, që renditen në relacionin përkatës prej qeverisë. Duke shtuar mes të tjerash se për herë të parë dhe në mënyrë të plotë dhe në përputhje me praktikën e vendeve me kushte të ngjashme me Shqipërinë, rregullohet edhe trajtimi i familjarëve që shoqërojnë diplomatët jashtë vendit, duke zgjidhur sipas tyre, një problem që ka ndikuar negativisht në standardet e jetesën e tyre. Kurse sa i përket trajtimit financiar të punonjësve të Shërbimit të Jashtëm, projekt-ligji i ri sqaron se paga e diplomatëve të karrierës që punojnë në Ministrnë e Punëve të Jashtme do të bazohet në gradën diplomatike dhe pozicionin në këtë ministri. Dhe se kjo ministri do të mbulojë për të gjithë diplomatët e emëruar jashtë sigurimet shëndetësore, shoqërore dhe sigurimin e jetës në vendet që paraqesin rrezikshmëri të lartë. “Ky trajtim financiar është bazuar në praktikën e deritanishme si dhe duke marrë për bazë modelet më të mira të vendeve me kushte të ngjashme buxhetore me Shqipërinë”, referojnë ekspertët e qeverisë. Për të përfunduar se një trajtim më dinjitoz është parashikuar të kenë edhe bashkëshortët dhe fëmijët e diplomatit kur emërohen me shërbim jashtë shtetit. Kështu, sipas tyre, bashkëshortëve koha e qëndrimit jashtë do t’iu njihet për efekt të vjetërsisë në punë, ndërsa kontributi për sigurime shoqërore që do të mbulohet nga Ministria e Punëve të Jashtme do të jetë i njëjtë me kontributin që paguante institucioni ku punonte përpara angazhimit të saj në shërbimin e jashtëm. Është parashikuar gjithashtu që bashkëshortja e diplomatit të emëruar në mission diplomatik jashtë shtetit të ketë një pagë sa 50% e diplomatit me gradën atashe 4ndërsa çdo fëmijë i diplomatit do të trajtohet me 20% të pagës së atasheut të emëruar në vendin pritës. “Ky trajtim financiar bëhet me qëllim për të mbështetur familjet e diplomatëve shqiptarë të emëruar jashtë vendit të cilat përballohen me probleme dhe nevoja sociale në kushtet kur trajtimi aktual financiar i diplomatëve është i pamjaftueshëm në krahasim me standardin e jetesës së vendeve ku ata shërbejnë. Gjithashtu, një trajtim i tillë, i bazuar në praktikën e të gjitha vendeve të tjera përfshirë ato të rajonit, zbut problemet që krijohen si pasojë e largimit të detyrueshëm nga puna të bashkëshortëve që shoqërojnë diplomatët në misionet jashtë vendit”, përfundon relacioni në fjalë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHIFRAT

 

Efektet financiare që rrjedhin nga ky projekt-ligj:

 

Zëri                                                  Në euro    Në dollarë  Në lekë

Pagesa e bashkëshortëve                613,524    11,994       87,220,000

për 140 veta

 

Pagesa e fëmijëve                            245,412     4,798         35,030,000

për 140 fëmijë

 

Sigurimi shoqëror i                                                               31,310,000

bashkëshortëve për 140 veta

 

Shkollimi i fëmijëve në                  320,000     8,800         45,768,000

vendet me gjuhë të rrallë

 

Sigurimin e jetës për                                                              5,600,000

vendet me rrezik të lartë

 

Sigurimin e jetës ata që                                                         2,100,000

udhëtojnë  në vendet me rrezik

 

TOTALI:                                                                     207,028,000 Lekë

 

 

 

 

 

Neni 48

 

Afatet për marrjen e gradave diplomatike

 

Periudha minimale për kalimin e diplomatit

nga një gradë në një tjetër më të lartë është:

 

a)Nga Atashe në Sekretar i Tretë                                  – 2 vjet.

b)Nga Sekretar i Tretë në Sekretar i Dytë                    – 3 vjet.

c)Nga Sekretar i Dytë në Sekretar i Parë                      – 3 vjet.

ç)Nga Sekretar i Parë në Këshilltar                               – 4 vjet.

d)Nga Këshilltar në Ministër Këshilltar                       – 3 vjet.

dh)Nga Ministër Këshilltar në Ministër Fuqiplotë       – 3 vjet.

e)Nga Ministër Fuqiplotë në Ambasador                      – 3 vjet.

Neni 49

 

Barasvlera e gradave

 

Në poste dhe detyra konsullore, diplomatët emërohen me grada konsullore. Kalimi nga grada diplomatike në atë konsullore bëhet duke respektuar barasvlerën e gradave, si vijon:

 

a)Konsull i Përgjithshëm Ministër Këshilltar;

b)Konsull Sekretar i Parë ose i Dytë;

c)Zëvendës-konsull Sekretar i Dytë ose i Tretë;

ç)Agjent konsullor Sekretar i Tretë ose Atashe.

 

 

Neni 53

 

Trajtimi financiar i personelit të Shërbimit të Jashtëm

 

1.Paga e diplomatit të karrierës, i cili punon në Ministrinë e Punëve të Jashtme, caktohet në bazë të gradës diplomatike personale dhe funksionit që ai kryen.

 

2.Paga për nëpunësin që nuk bën pjesë në sistemin e karrierës diplomatike përcaktohet mbi bazën e statusit që ai ka dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë trajtimin financiar të tyre.

 

3.Paga e diplomatit të emëruar pranë misioneve diplomatike dhe posteve konsullore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave në bazë të:

a)gradës diplomatike të emërimit;

b)indeksit sipas nivelit të jetesës në vendin pritës;

c)kategorizimit të vendit pritës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?