Sherr në Parlament, flasin njëkohësisht Berisha dhe Peleshi. Asgjë nuk merret vesh!
Seanca plenare e Kuvendit po shoqërohet me tensione. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Kuvendit, Niko Peleshi po flasin njëkohësisht, duke shkaktuar kaos në sallë, ku asgjë nuk po kuptohet. Kuvendi i Shqipërisë ka nisur zyrtarisht punimet këtë të hënë për Parlamentin për vitin e ri 2026. Pas nderimit të himnit kombëtar, grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar të largohet nga salla zv.kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, duke bllokuar foltoren e Parlamentit në shenjë proteste. Pavarësisht kaosit, kryeparlamentari Peleshi nuk e ka ndërprerë fjalimin.
Sali Berisha LIVE në Facebook
KOHA JONË SONDAZH

