Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes dy personave për një vend parkimi.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi U. D. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë një sherri me shtetasin A. A..

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.”, njofton policia.

Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?