Shfaqet ­uragani më i fuqishëm, këtë herë quhet “Patricia”

 

Meksika është në gjendje emergjence pasi sot në mbrëmje pritet ardhje e uraganit Patricia, një uragan i kategorisë 5, më i larti i regjistuar ndonjëherë.

Era do të ketë shpejtësinë 320 kilometra në orë dhe uragani është drejtuar në brigjet e Paqësorit në Meksiksë dhe jugun e SHBA­së. Sipas qendrës së uraganeve në Majemi ky është uragani më i fuqishëm që ka goditur ndoënjeherë bregun Perëndimor.

“Ka të njëjtën fuqi që pati tajfuni Haiyan në Filipine i cili shkaktoi 6300 të vdekur”, thonë ekspertët.

Sipas “Comision Naciona del Agua” në Meksikë, super­uragani do të përplaset natën e sotme në brigjet e Meksikës ndaj ka nisur evakuimi masiv i bregut perëndimor. Janë gjithsej 56 lokalitete bregdetare meksikane ndërkohë që në SHBA zonat më e rrezikuara janë të paktë.

SHBA gjithsesi ka ngritur alarmin duke urdhëruar qytetarët të largohen nga brigjet dhe të ndjekin instruksionet e autoriteteve për ruajtjen e bregdetit.

SHKARKO APP