Shihte 8 orë porno në ditë, rrëfehet vajza “e punësuar” para TV
Varësia ndaj duhanit, alkolit, lëndëve narkotike, apo kumarit janë disa nga veset më të njohura në botë që dëmtojnë njerëzimin. Por ka që vuajnë edhe nga fiksime të tjera në kohë moderne.
Një vajzë britanike zbulon se ka qenë e varur nga pornografia dhe ka zbuluar ndikimin e tmerrshëm që kjo varësi ka pasur në jetën e saj.
29-vjeçarja Jessie Maegan krijoi varësi pasi partneri i saj i sugjeroi që të shikonin filma porno në dhomën e gjumit, por pasi ai e la, anglezja vazhdonte të shikonte porno e vetme për 8 orë, çdo natë. Pra, e njëjta kohë që kalon ditën çdokush tjetër që është i punësuar.
“Nuk po haja më siç duhej dhe nuk kisha më shoqe. Kulmi ishte kur më pushuan nga puna pasi më kishte zënë gjumi në tavolinën e punës, ngaqë nuk flija natën”, thotë Jessie, e cila tashmë e ka hequr fiksimin pas pornos.
Mendohet se 72 milionë persona në të gjithë botën e përdorin internetin për të parë materiale pornografike dhe 30% e këtij numri janë femra.