Shikoni sa janë rritur vëllezërit e videos së famshme, “Charlie bit my finger” (video)

Kanë kaluar 10 vjet që kur Charlie i ka kafshuar vëllait të tij Harry gishtin, e më pas video e tyre bëri bujë në YouTube.

E njohur si ‘Charlie bit my finger’, dy vëllezërit që bënë famë qysh të vegjël, tani janë rritur dhe kanë ndryshuar shumë.

Harry është 13 vjeçar ndërsa Charlie 11 vjeçar, dhe jetojnë me prindërit e tyre në Buckinghamshire, Angli. Megjithatë, video që prindërit e tyre e kanë shpërndarë në YouTube, ka bërë që kjo familje të fitojë 1 milion dollarë. Familjes së tyre i janë bashkuar edhe dy vëllezër tjerë, Jasper 9 vjeçar tani dhe Rupert 6 vjeçar. ‘Charlie bit my finger’ deri në vitin 2009 ishte videoja më e shikuar në YouTube, e deri tani ka marrë 849,155,609 shikime.

Charlie bit my finger - again !

 

SHKARKO APP