Shirat e rrëmbyeshëm në Tiranë, ekipet e Bashkisë në terren për menaxhimin e situatës
Kryeqyteti dhe disa zona të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë ditës së sotme. Përballë kësaj situate, strukturat e emergjencës të Bashkisë së Tiranës, së bashku me grupet e tjera në terren, po punojnë me intensitet për të shmangur problematikat që mund të shkaktohen nga sasia e lartë e ujit. Rrjeti i kanalizimeve ka bërë të mundur largimin e ujërave, duke siguruar që qarkullimi i mjeteve dhe lëvizja e qytetarëve të mos pësojnë pengesa. Siç dëshmohet edhe nga pamjet në terren, punonjësit e Bashkisë janë të pranishëm pranë kryqëzimeve dhe akseve kryesore të Tiranës, duke ndërhyrë për të mbajtur situatën nën kontroll.
KOHA JONË SONDAZH




