Shitja e ARMO-s, procesi edhe kësaj here dështoi

Edhe pse publiciteti ka qenë i mjaftueshëm asnjë i interesuar nuk u paraqit dje pasdite në zyrat e shoqërisë përmbarimore, për të marrë pjesë në ankandin për shitjen e pjesshme të ndërmarrjes së përpunimit të naftës, ARMO.

Përmbaruesit dje kanë hapur procedurat e ankandit, por të interesuarit kanë munguar. Teksa para pak ditësh u njoftua nxjerrja në shitje e uzinës së përpunimit të naftës të rafinerisë së ARMO, (truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë) për llogari të bankës Raiffeisen, për një kredi të pashlyer prej 2.8 miliardë lekësh (rreth 20 milionë euro).

Për shitjen e kësaj pjese është marre edhe mirëkuptimi i palës shtetërore, e cila zotëron 15 për qind të aksioneve të ARMO-s, pasi në momentin që është marrë kredia pala shtetërore ka dhënë dakordësinë.

ARMO, rafineria e naftës është kompania me kredinë më të madhe të vetme në listën e 35 kreditorëve të mëdhenj që kanë rreth 65% të totalit të huasë në vend.

Shuma që ARMO i ka borxh bankave në Shqipëri është sa 6% e totalit të huasë së keqe që 35 kreditorët më të mëdhenj të këqinj kanë ndaj sistemit bankar. Teksa janë 35 kompani që kanë rreth 60% të totalit të huasë së keqe në vend, me shumën që ata u kanë borxh bankave, që arrin në rreth 600 milionë euro.

 

SHKARKO APP