Shitjet e makinave në BE, rritja më e madhe që nga 2009-ta
Shitjet e makinave në BE u rritën ndjeshëm në qershor duke shënuar rritje prej 14,6 per qind nga viti në vit, më e madhja që prej dhjetorit të 2009-ës, raportoi një kompani e shitjes së makinave.
”Rreth 1,36 milionë makina janë shitur në 28 vendet anëtare të bllokut muajt e fundit”, deklaroi Shoqata e Prodhimit të Makinave në Evropë (ACEA).
Në të gjitha tregjet e mëdha pati një rritje të dyfishtë.
Spanja regjistroi përformancën më të mirë, me një rritje prej 23,5 per qind, e ndjekur nga Franca me 15 per qind, Italia me 14,4 per qind dhe Gjermania e Britania e Madhe me 12,9 per qind.
Shitjet e makinave, e llogaritur nga nurmi i makinave të reja të regjistruara, janë një tregues i qartë i mirëqënies ekonomike.
Në BE, ato pësuan një rënie drastike pas krizës financiare globale të 2008, por që kanë qenë në rritje të vazhdueshme gjatë 22 muajve pasardhës.
ACEA gjithashtu publikoi të dhënat për semestrin e parë për 2015-ën, që tregojnë një rritje të lehtë prej 8,3 per qind në regjistrimet e reja krahasuar me atë të së njëjtës periudhë të 2014-ës, në 7,17 milionë makina.
Javën e kaluar parashikohej se shitjet gjatë të gjithë vitit do rriteshin me pesë per qind, duke arritur 13 milionë makina.
Për gjysmën e parë të vitit, shitjet shënuan një boom të madh në Spanjë dhe Itali, dy vende jugore të zonës euro që po e kalojnë krizën e borxheve, me një rritje nga viti në vit prej, përkatësisht 22 per qind dhe 15,2 per qind.
Në Gjermani rritja ishte 5,2 per qind, në Francë 6,1 per qind dhe në Britaninë e Madhe shtatë per qind.