Shkaktuan kaos në Kuvend, socialistët kërkesë për masë disiplinore ndaj deputetëve të PD

Deputetë të Partisë Socialiste kanë nënshkruar kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj disa deputetëve të Partisë Demokratike.

Kërkesa vjen pas tensioneve në Kuvend, ku opozita bllokoi foltoren e Kuvendit dhe hodhi në drejtim të kryeministrit dhe ministrave Rregulloren dhe librin e Kushtetutës.

Në seancën e sotme, e cila ishte parashikuar për të zgjatur dy ditë por u mbyll në 25 minuta, deputetët e opozitës penguan fjalën e Ramës në foltore, dhe më pas e gjuajtën atë me shishe dhe librin e Kushtetutës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu kreu i Kuvendit njoftoi se nuk do të kishte më diskutime, dhe u kalua direkt në votimin e programit të qeverisë për katër vitet e ardhshme, që u miratua me 82 vota pro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?