Shkarkimi i Veliajt, kryetarja Fino: Transformoi Tiranën, por është urgjente nevoja për të zgjidhur ngërçin politik
Ka nis mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pritet të kërkohet shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Mbledhja u hap nga Megi Fino, kryetare e Këshillit Bashkiak, e cila tha se vendimi që do të merret sot është imponuar nga nevoja urgjente e Tiranës për të pasur një drejtues në krye të punëve.
”Kujtojmë të gjithë se ishte tetori në 2015 kur Erion Veliaj nisi transformimin e Tiranës pas agonisë së kryebashkiut të mëparshëm, ishim dëshmitarë të transformimit. Nuk është rastësore që qytetarët e Tiranës i kanë rinovuar besimin tre herë. Sot është dita të marrim një vendim për qytetarët e Tiranës.
Dua të nënvizoj me forcë që ky hap po imponohet nga nevoja urgjente për të ecur. Sot ne po kryejmë detyrimin politik dhe moral për të zgjidhur ngërçin politik të Tiranës. Ne sot kemi vetëm një pikë në rendin e ditës, projektvendimim për shkarkimin kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj”,- u shpreh Fino.
KOHA JONË SONDAZH

