Shkarkimi i Veliajt, PD: I njëjti fund i pret ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët e korruptuar

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Këshillit bashkiak të Tiranës, ku u votua për shkarkimin e Erion Veliajt. Për të Veliaj iku nga posti i kryebashkiakut si funksionari simbol i korrupsionit, abuzimit dhe paligjshmërisë në krye të punëve të kryeqytetit. Bardhi shtoi se i njëjti fund i pret të gjithë ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët e korruptuar të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë

Erion Veliaj – shëmbylltyra e Edi Ramës në krye të Bashkisë Tiranë – u shkarkua sot me votat unanime të Këshillit Bashkiak Tiranë. Ai iku nga drejtimi i bashkisë më të madhe në vend pa pasur mundësi të thoshte asnjë fjalë, t’i jepte dorën askujt dhe as të thoshte lamtumirë. Ai iku si funksionari simbol i korrupsionit, abuzimit dhe paligjshmërisë në krye të punëve të kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

I sotshmi nuk ishte një mesazh thjesht dhe vetëm për Erion Veliajn. Shkarkimi i sotëm ishte një paralajmërim për fundin që i pret të gjithë ata zyrtarë socialistë që në shërbim të Edi Ramës kanë vjedhur votat, kanë abuzuar me pushtetin, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë përvetësuar pasuritë publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

I njëjti fund që pret pas dere ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët e korruptuar të Edi Ramës, duke filluar nga Belinda Balluku. Ora e së vërtetës dhe drejtësisë mund të vonojë. Por, e sigurt është që ajo gjithmonë vjen. Dhe kur vjen, bie pamëshirshëm mbi të gjithë ata që privilegjin e rrallë të të shërbyerit të qytetarëve e shpërdoruan për ambicien, pushtetin dhe pasurimin personal. Kur ajo orë të vijë, “ëngjëlli mbrojtës” i të korruptuarve do të mjaftohet me një psherëtimë keqardhje të jashtme dhe ngërdheshjeje të brendshme që edhe kësaj here nuk ishte ai i rradhës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?