Shkarkimi i Veliajt, prefekti dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave
Të martën (23 shtator) Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi PRO për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak, dhe sot Prefekti i Tiranës ka dërguar vendimin në Këshillin e Ministrave. Shkarkimi zyrtar i Erion Veliajt pritet të vuloset neser nga këshilli i ministrave në mbledhjen e qeverisë. Avokatët e Veliajt kanë paralajmëruar se do ta ankimojnë këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese dhe është ende e paqartë sa kohë do marrë shqyrtimi gjyqësor për të shkuar pastaj në një datë të mundshme për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

