Shkarkimi i Veliajt? Sali Berisha: S’jemi ne që bashkojmë votat, PS po vjen te ne

Sali Berisha në konferencën për mediat ndër të tjera u pyet edhe për kandidatin e mundshëm të PD-së për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. Ai tha se do t’i bashkojnë votat me maxhorancën për të votuar shkarkimin e Veliajt pasi sipas tij, një veprim i tillë është kërkuar prej kohësh nga ata që kur kryebashkiaku u arrestua.

“Qytetarët janë dëshmitarë se në çdo mbledhje të këshillit bashkiak, këshilltarët e PD kanë kërkuar, kanë insistuar për shkarkimin e menjëhershëm të Erion Veliajt. Dhe në qoftë se Edi Rama vendos të bashkojë votat me opozitën për shkarkimin e tij, ne natyrisht nuk mund të mos votojmë për plotësimin e asaj kërkese që ne e kemi bërë në çdo mbledhje të këshillit bashkiak. E qartë kjo besoj? E qartë. Pra nuk jemi ne, se i kanë bërë tituj gati ata dhe sot kjo ka qenë ajo porosia e nëndheshme. Nuk jemi ne që po bashkojmë votat, janë ata që po vijnë tek ne.

Rama nuk mund ta mbajë Erion Veliajn si gur varri në qafë, do ta groposë përfundimisht dhe sa më parë. Por ne do mbajmë të njëjtin qëndrim ndaj Edi Ramës. Mision i përmbushur me Erion Veliajn, tani radhën e ka Edi Rama me Lubinë. Të gjitha çështjet që ngrite këtu, do marrin përgjigje në ditët në vazhdim nga forumet dhe konsultat e PD, qoftë me forumet, qoftë me aleatët”,-tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?