Shkarkimi i Veliajt, Zhulali: Nuk e lejuat të merrte pjesë, PS i gatoi gjellën! Kryetarja Fino i ndërpret fjalën

Këshilltarja e PD-së, Ilda Zhulali e pranishme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku po diskutohet shkarkimi i Erion Veliajt, tha se PS nuk e lejoi të merrte pjesë në mbledhje dhe renditi disa akuza. Sakaq kryetarja e Këshillit, Megi Fino i ndërpreu fjalën duke thënë se është jashtë objektit.

Zhulali: Veliaj është gjallë, nuk ndodhet sepse ju nuk e lejuat dhe duhet sikur po i përgatisni një ceremoni funebre. Ju ja mohuat, jam e kënaqur që sot mori shijen e gjellës që ka gatuar ndër vite, këtë gjellë që ia gatuat ju sot, ta provojë Veliaj nga qelia ku është dhe nëse na ndjek e përshëndesim.

Vendimi që keni sjellë është i vonuar dhe i paplotë. Veliaj duhet të ishte shkarkuar nga detyra që në 2023, kur padrejtësisht mori detyrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliaj duhet shkarkuar për shkelje të rënda të ligjit, duke shkelur ligjin për inceneratorin, vepër që s’u ndërtua kurrë për të cilin kemi paguar qindra milionë euro. Veliaj duhet të ishte shkarkuar për shkak të aferës 5D, dosje e zezë e korrupsionit formulë mashtrimi i ndërtuar nga Veliaj dhe drejtorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fino: Fjala juaj është jashtë objektit dhe projektvendimit në fjalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?