Shkarkimi i zv.ministrit, Rama për opozitën: Bisht cigareje i mbetur në taketuken e jetës demokratike

Kryeministri Edi Rama ka komentuar shkarkimin që ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, i bëri zëvendësit të saj pasi tymosi cigare në një ambient të mbyllur. Rama sulmoi opozitën për reagimin e saj për këtë shkarkim, duke thënë se në vend që ta përshëndeste këtë veprim, bëri të kundërtën. Kryeministri e krahasoi opozitën më tej me, “një bisht cigareje të mbetur në taketuken e jetës demokratike”.

“Llomotitje e madhe nga ata që iu ka rënë Diella në kokë dhe duhet të presim gjatë derisa ta marrin veten, por kur të marrin veten do të duhet të përballojnë fëmijët e Diellës, të cilët e përgojuan me shpotinë karakteristike të delirantit provincial shkarkimin që ministrja e Brendshme i bëri zëvendësit për tymosjen e cigares në një lokal të mbyllur.

Të mos e përshëndesësh këtë akt dhe të mos kërkosh që ky akt të jetë norma, parimi i palëkundur i atyre që qeverisin, por të bësh hajgare me të do të thotë të jesh një bisht cigareje i mbetur në taketuken e jetës demokratike ku askush nuk ka ndërmend ta ndezë më dhe askujt nuk i shkon në mendje se duhet çuar në riciklim sepse është një cigare e pariciklueshme”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?