Shkatërrohet banda e drogës, “favorizonte” femrat, arrestohen 4 shqiptarë

Policia italiane bie në gjurmët e një rrjeti të madh të drogës, mes të cilëve u arrestuan edhe katër shqiptarë. Shqiptarët që ranë në prangat e policisë ishin: Elis Llambi (24 vjeç); Nukaj Denis (28 vjeç), Elton Llanaj (33 vjeç),  Redon Bega (23 vjeç). Ata jetonin në qytetet e “L’Aquaila dhe Perugia si dhe bashkëpunonin me shtetas të tjerë të kombësive të ndryshme, në shpërndarjen e drogs. Të tjerët e arrestuar nga policia ishin kryesisht italianë dhe rumunë, pro kishte dhe të kombësive të tjera.  Personat e arrestuar që shpërndanin dhe trafikonin lëndë narkotike, kishin edhe një mënyrë të veçantë të tregtisë së drogës. U siguronin drogë klientëve femra, në bazë të përgjimeve telefonike, duke u kërkuarq ë të kalonin një natë me to në hotel. Një grua duket se preferonte në vend të parave që të blinte drogë, si këmbim shërbimet seksuale. Nga trafiku i drogës në “L'Aquila”, dhe pas fushatës së gjerë të policisë u kryen 19 arrestime. Operacioni i drogës në këtë qytet, koordinuar nga skuadra e policisë “Aquila”, mundësuan që të shkatërronin një bandë trafiku që merrej me shpërndarjen e hashashit, kokainës dhe metamfetamine nga Roma, Napoli dhe Perugia. Në qendër të çdo njërit prej të dyshuarve bie në sy propozimi i pahijshëm , që bënin, kryesisht duke ftuar gra për të kaluar një mbrëmje në hotel, në vend të pagesës për kokainën që ato blinin, me vlerën nga 200 deri në 300 Euro.  – “Shiko këtu”, – i thotë njeri në telefon. – “Unë doja të kaloja një mbrëmje me ju, sonte, mundesh? Një konsumatore  pretendon se mund të jetë keqkuptuar. – “Unë u përpoqa,” – por ai e ndërpret, “pasi ju më keni thënë se jeni një p… prandaj mund të kaloja një mbrëmje me ju sonte?”. – “Sigurisht, vetëm të më paguaje më parë, megjithatë,” –  thotë gruaja shpërndarësve të drogës, të cilit dukej se mund t’i ofronin më shumë. Gruaja, gjithsesi, duhej të ishte edhe më e qartë se kaq. Megjithatë kontratë është e qartë, në bazë të hetimeve. Trafikant i siguronin drogë falas për disa nga femrat e asaj zone dhe përfitonin nga ana tjetër prej tyre një natë në një hotel.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?