Shkëlqim Hajdari takon Presidentin Begaj, diskutojnë për reformën administrative dhe rolin e Prefektit
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj, ku në fokus të bisedës kanë qenë çështje që lidhen me organizimin dhe funksionimin e Institucionit të Prefekturës.
Gjatë takimit, Hajdari dhe Kreu i Shtetit shkëmbyen mendime dhe opinione mbi reformën e pritshme administrative dhe territoriale, si dhe mbi nevojën për përmirësimin e kuadrit ligjor që rregullon institucionin e Prefektit.
Hajdari e vlerësoi takimin si një mundësi të rëndësishme për të diskutuar mbi sfidat dhe perspektivat e këtij institucioni, duke theksuar rëndësinë e reformave për rritjen e efikasitetit dhe funksionimit të administratës publike.
”Sot takova Presidentin e Republikes, Zotin Bajram Begaj. Kënaqësi të bisetoja e të ndaja me Presidentin opinione në lidhje me organizimin e funksionimin e Institucionit të Prefekturës, në kuader të reformës së pritshme administrative, territoriale dhe permirësimit të ligjit për Prefektin”,-shkruan Hajdari.
KOHA JONË SONDAZH


