Shkencëtarët zbulojnë moshën ideale për të pasur fëmijë

Të rritësh një fëmijë është një udhëtim i mrekullueshëm që mund të sjellë lumturi, por edhe sfida e shqetësime në varësi të moshës tënde. Kështu që është mirë të dish cila është mosha e duhur për t’u bërë nënë. Një studim i ri ka zbuluar se të sjellësh në jetë një fëmijë pas moshës 35-vjeçare ka pasoja shumë pozitive.

Mosha mesatare e grave që bëhen nëna për herë ka ardhur duke u rritur. Dhe, kjo nuk është vetëm çështje mode.  Gratë në të tridhjetat dhe të dyzetat ndjehen shumë më të sigurta dhe të vendosura, pasi në këtë moshë kanë arritur një farë bazamenti në karrierë dhe marrëdhënien në çift.

Historikisht, shtatzënia pas moshës 35-vjeçare është konsideruar e rrezikshme. Gjithsesi, shkenca ka zbuluar përfitime të reja që lidhen me shtatzëninë e vonë.

Edhe më parë është dëshmuar se lindja e një fëmije pas moshës 35-vjeçare rrit jetëgjatësinë, dhe sot një studim i ri i kryer nga Universiteti i Kalifornisë Jugore tregon se lindja e një fëmijë pas kësaj moshe përmirëson aftësitë mendore të nënës.

Si kanë arritur në këtë përfundim?

Studiuesit kryen disa teste tek 830 gra në periudhë post-menopauzale. Pjesëmarrëset në studim u testuan në planifikim, perceptim vizual, memorie verbale, përqendrim dhe vëmendje. Studiuesit zbuluan se gratë që e kishin lindur fëmijën e tyre të parë pas moshë 24-vjeçare performuan më mirë në teste që kishin të bënin me mprehtësinë mendore, zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë verbale në krahasim me ato që ishin bërë nëna mes moshës 15 dhe 24-vjeçare. Gratë që kishin lindur fëmijën e tyre të fundit, pas moshë 35-vjeçare kishte kujtesë dhe njohur më të mira.

Cila është arsyeja që i bën ato mendërisht më të mprehta?

Kjo lidhet me rritjen e hormoneve – estrogjenit dhe progesteronit – gjatë shtatzënisë, të cilët kanë një ndikim pozitiv në funksionin dhe kiminë e trurit, veçanërisht në qoftë se shtatzënia e fundit ka ndodhur në një moshë të vonë.

Të vendosësh se kur do të kesh një fëmijë nuk është asnjëherë e thjeshtë, dhe shtatzënia, në çdo moshë ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Gjëja më e rëndësishme është që fillimisht të konsultoheni me mjekun në mënyrë që shtatzënia juaj të jetë sa më shëndetshme.

SHKARKO APP