Shkencëtari i famshëm, Hawking: Besoj në Zot!
Fizikanti Stephen Hawking ka befasuar komunitetin shkencor disa ditë më parë, kur tha se besonte se në të vërtetë pas krijimit të universit ishte një formë e inteligjencës.
Gjatë një fjalimi në Universitetin e Kembrixhit para studentëve, fizikanti theksoi se vitet e tij të hulumtimit mbi krijimin e kozmosit e kanë udhëhequr atë për të veçuar një faktor të çuditshëm shkencor, të cilën ai thotë se në shumë mënyra është në kundërshtim me ligjet universale të fizikës. Këtë fenomen ai e quan “faktori Perëndi” dhe ka qenë në origjinën e procesit të krijimit dhe duhet të ketë luajtur një rol të madh në përcaktimin e formës aktuale të Universit.
Në leksionin e tij, Hawking i ka thënë audiencës së tij se nëse ju e gjeni veten të bllokuar në një vrimë të zezë, ka ende shpresë për ju. Ndoshta një ditë Krijuesi i lartë do të shkaktojë një ndryshim të forcës të paçmueshme të vrimës së zezë, dhe do t’iu lirojë ju. Ky fjalim në fakt nuk përkon me atë që ka thënë vite më parë, ku Stephen nuk besonte në ekzistencën e Zotit.