Shkon në 290 numri i viktimave në Sri Lanka

Festa e Pashkës dje u përgjak në Sri Lanka prej sulmeve të koordinuara terroriste në kisha dhe hotele luksoze. Për pasojë, sipas CNN deri tani numërohen 290 viktima dhe mbi 500 të tjerë të plagosur rëndë.

Megjithëse deri tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë, autoritetet janë shprehur të bindur se pas tetë shpërthimeve të njëpasnjëshme fshihen akte terroriste.

Mësohet se shërbimet e inteligjencës kishin paralajmëruar dhe grumbulluar informacione lidhur me një sulm të mundshëm 10 ditë më parë, si dhe kishin dhënë alarmin që të ndërmerren masa parandaluese.

“Duhet të merren masa serioze për ata që kanë injoruar këtë paralajmërim që më datë 11 prill”, u shpreh Ministri i Telekomunikacionit i Sri Lankës, Harin Fernando. Mediat vendase kanë raportuar se nga shpërthimet në kisha dhe hotele luksoze ka edhe turistë të huaj.

SHKARKO APP