Shkon për peshkim, surprizohet nga ajo që zë në grepin e tij

Markcuz Rangel kishte dalë për peshkim, por këtë herë ai është surprizuar me atë që ka zënë grepi i tij. Burri nga Teksasi kishte shkuar në një pellg në Batesville  raportohet të ketë kapur një bretkosë gjigande.  Lajmi u bë publik nga departamenti i Parkut Ëildlife në Texas të cilët konfirmuan se Markcuz Rangel kapi dhe vrau amfibin gjigand javën e kaluar.Fotot nuk janë të montuara pavarësisht shakasë të Rangel i cili është shprehur se: “Nuk është aq e madhe sa duket. Është një iluzion optik i krijuar nga zgjerimi i bretkosës drejt kamerës, e ngjashme me atë që shihni me peshkatarët që mbajnë peshq për t’i bërë ato të duken më të mëdha.Por mbetet sërish e madhe me përmasat që ka”. Që nga e marta pasdite, kur Rangel shpërndau imazhet e kapjes së bretkosës gjigante në Facebook, ato janë shpërndarë mbi 260.000 herë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?