”Shofer, makinë dhe këshilltarë”, Murrizi kundër Berishës: Ai i dha oksigjen partisë së Ilir Metës
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka shprehur hapur kritika ndaj aleancave të Partisë e Demokratike. Ai tha se prej 24 vjetësh shumë aleatë të PD-së pa asnjë votë kanë mandat deputeti prej votave të demokratëve. Ai shigjetoi edhe Partinë e Lirisë dhe Mesila Dodën e cila mori mandatin nën siglën e PD-së dhe në nisje të legjislaturës së re zgjodhi të jetë kandidate e pavarur.
”Ku e ke Mesila Dodën sot? Pse nga 50 e çuat në 35 grupin e PD? Kanë votuar demokratët, kokërr vote nuk ke nga aleatët. Kjo është gallatë e madhe me demokratët dhe nuk ka besim 3 vjet e 6 muaj qeverisi me Ramën pastaj me Berishën mori mandatin. Një njeri që të ka prerë njëherë në besë e ke fajin ti. Mesila Doda e Shpëtim Idrizi bashkuan votat me Ramën. Shpëtim ka marrë 1500 vota me kaq vota nuk del kryetar në Çermë sektor”, tha Murrizi në ”A2cnn”. Për të Berisha i dha oksigjen partisë së Ilir Metës e cila me vetëm 7800 vota ka marrë 4 mandate nga PD. Kjo thekson Murrizi i vret demokratët që kanë 12 vite në opozitë.
“Pse Berisha ka marrëveshje me të nuk është parti private kjo. Shthurja e grupeve parlamentare ka një zyrë, dy këshilltarë një shofer e një makinë. T’u japësh oksigjen këtyre që nuk kanë asnjë komisioner në terren. LSI ka marrë 4 mandate me 7800 vota me nga 1600 vota për mandat. Kjo qerasje vret demokratët se kanë 12 vjet në opozitë dhe 4-vjetëshin e kanë falë tradhtisë së Gjirit të Lalzit me këtë parti. Prisja 20 demokratë që hiqeshin nga puna, gjuheshin si qeni në derë nga drejtorët e LSI”.
KOHA JONË SONDAZH

