Shoqata e Hidrokarbureve: Ja pse nuk ulet çmimi i naftës

Shoqata e Hidrokarbureve ka reaguar pas debatit se pse çmimi i naftës nuk ulet në Shqipëri, ashtu siç ndodh në gjithë botë.

Kjo shoqatë thotë se shkak për këtë janë taksat e shumta që ka vendosur qeveria ndaj tregtarëve të hidrokarbureve.

Të njëjtën gjë thotë edhe opozita, ndërsa deputeti socialist Erion Braçe pretendon se çmimi nuk ulet për shkak të monopolit të tregut të hidrokarbureve.

Duke parë keqinformimin e opinionit lidhur me reagimin e tregut të karburanteve në vend, në përshtatje me konjukturën botërore sqarojmë se:

Tregu ynë i karburanteve ka reaguar në mënyrë koherente pasqyrën në ulje të çmimit të karburanteve, por çmimi i karburanteve si dhe i çdo produkti tjetër nuk varet vetëm nga ulja ose ngritja në tregun ndërkombëtar, por edhe nga niveli i taksimit që aplikon çdo vend, stabiliteti i monedhës vendase, modeli ekonomik që aplikohet në organizimin e tregjeve si dhe konkurueshmëria e tregut.

Meqë të keqinformuar, ose me dashje disa burime opinioni mendojnë se tregu ynë nuk reagon për arsye se mungon konkurenca, ju shpjegojmë se tregu në këtë sektor ka një konkurueshmëri më të lartë se çdo treg tjetër në vend.

Këtu konkurojnë në një garë të fortë për treg importues vendas dhe të huaj si dhe prodhues dhe ska asnjë pengesë ligjore për futjen në treg çdo ditë të operatorëve të rinj.

Faktori i dytë që përcakton çmimin, që është faktori kosto për ta krahasuar me rajonin, shohim të aryeshme të shpjegojmë se në krahasim me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë, por edhe më gjërë jemi i vetmi vend që në çmimin e karburantit shtohen 3 (tre) taksa:

1-Taksa e Qarkullimit 27 Lekë/Litër

2-Taksa e Karbonit 3 Lekë/Litër

3-Taksa e Markimit 1 Lekë/Litër.

Po kështu niveli i TVSH-së që aplikohet mbi qarkullimin e karburantit në Kosovë është 16%, në Maqedoni 18% dhe në Mal të Zi 19%. Vetëm nga këta dy faktor çmimi i naftës në Shqipëri rritet mesatarisht 42 Lekë/Litër.

Sqarojmë se në qoftë se këto 3(tre) taksa dhe TVSH-ja do ishin në të njëjtin nivel me vendet fqinje, ne do ishim mesatarisht me çmim 7 Lekë/Litër më lirë se rajoni.

Sa më sipër nga çdo analizë reale rezulton se çmimi i shitjes së karburanteve në vend është në kufijtë e kostos dhe në konjukturën e krijuar për këtë treg ka një shqetësim, pasi kërcënohet nga ulja e sasisë së blerjeve duke kaluar një pjesë e klientëve në vendet fqinje si dhe prishja e cilësisë nga operatorët, të cilët në luftë për të mbijetuar në treg i drejtohen kësaj rruge”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Hidrokarbureve./

SHKARKO APP