Shoqata Zvicër- Shqipëri: Vlerësim hoteleve në Shqipëri
“Gjithashtu edhe klima e bën te mundur një sezon pushimesh tetëmujor. Por shumica e hoteleve shqiptare janë të zëna për vetëm dy muaj. Është e vërtetë se, gjithmonë e më shumë turistë zbulojnë bukuritë e këtij vëndi, por gjithsesi, Shqipëria është tepër larg për tu bërë një destinacion pushimesh i njohur. Ka shumë hotele të mirë, dhe bregdeti shqiptar mund të krahasohet me atë italian, mbi të gjitha për sa i përket frutave të detit. Në mënyrë që hotelet e mira të motivohen dhe të nxiten më shumë, shoqata Zvicër- Shqipëri ka krijuar një faqe për vlerësimin e hoteleve”,- thuhet në njoftimin e shoqatës Zvicër-Shqipëri.
Shoqata bën publike nismën për vlerësmin e hoteleve. “Ne jemi të vetëdijshëm që këto vlerësime nuk janë të mbështetur as në vlerësime shkencore e as sipas “rregullave të yjeve” të organizatave profesionale të vlerësimeve. Këto vlerësime bëhen nga një nga një anëtarët e shoqatës tonë dhe verifikohen nga një anëtar tjetër. Në këtë mënyrë, këto rezultate nuk mund të manipulohen nga persona të tretë, siç ndodh rëndom dhe shpesh në disa portale. Të gjithë anëtarët janë të autorizuar të bëjnë vlerësimin e një hoteli, të cilin e kanë vizituar personalisht. Vlerësimi bëhet sipas një modeli të paracaktuar, sepse vetëm në këtë mënyrë arrihet një standardizim, duke vlerësuar në të njëjtën mënyrë avantazhet dhe duke bërë që të gjithë të interesuarit të kenë besim në këtë vlerësim”,- thuhet në njoftimin e Shoqatës.
Gjithashtu bëhet e ditur se përpara publikimit, vlerësimet do tu paraqiten drejtuesve të hoteleve në mënyrë që këta të shprehin opinionin e tyre. “Shpresojmë që këta të fundit, të nxiten për përmirësime bazuar në vlerësimet tona. Duke qënë se turistët zviceranë zakonisht janë të mësuar me standarde të larta, orientimi në këto vlerësime, do të nxiste edhe interesin e agjencive turistike zivceriane. Pra, shoqata jonë jep një kontribut tepër të çmuar për modernizimin dhe internacionalizimin e hotelerisë shqiptare”,- thuhet në njoftimin e Shoqatës.
http://www.schëeiz-albanien.ch/information/reisen/empfehlungen/