Shoqëroni fotot festive në Facebook me hashtag-un #ndajdashuri

Telekom Albania organizon një koncert festiv në ambientet e @Telekom Community Store në zonën e ish-bllokut më 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit. #ndajdashuri është fushata virtuale që do të shoqërojë këtë festë që nis të dielën në orën 18:00 me muzikë live nga artistët më të pëlqyer shqiptarë për të festuar dashurinë në një formë ndryshe.

Ndër zërat më të ndjekur si: Samanta Karavella, Young Zerka dhe Butrint Imeri do të performojnë live për të dashuruarit, muzikën më të preferuar të momentit. Atmosfera e ndezur festive, muzika e mirë si dhe teknologjia e fundit do t`ju shoqërojnë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Të pranishmit do të kenë mundësi të bëjnë foto të printuara ose dixhitale si dhe të shijojnë dhuratat fantastike të Telekom Albania. Veç kësaj, @Telekom Community Store është pikëtakimi më cool i kryeqytetit që ofron një hapësirë të pafundme teknologjike, ku gjithsecili  është i lirë ta eksplorojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Telekom Albania është e angazhuar që të ofrojë për abonentët e saj shërbimin më të mirë, të ndërthurur me teknologjinë e fjalës së fundit. Si pjesë e grupit Deutsche Telekom, e cilësuar së fundmi si marka më e vlefshme në Europë, Telekom do të vazhdojë të mbështesë aktivitetet argëtuese dhe festive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?