Shorti i Europa League, mësoni kundërshtarët e mundshëm të ekipeve shqiptare

Skuadrat e Kategorisë Superiore u kualifikuan të gjitha për në turin e dytë eliminator të Europa League dhe sot, në orën 13:00, në Nyon do të hidhet shorti i turit të dytë. Kukësi do të përballet me njërën mes gjermanëve të Wolfsburg, kroatëve të Hajduk Split dhe boshnjakëve të Zrinjski. Tre kundërshtarët e mundshëm për Teutën janë spanjollët e Granada, qipriotët e Apollon Limasol dhe rumunët e Steaua Bukuresht. Laçi, në turin e dytë mund të përballet me anglezët e Tottenham, izraelitët e Hapoel Beer Sheva dhe ukrainasit e Kolos Kovalivka.

Kukësi:

1. Wolfsburg (Gjermani)
2. Hajduk Split (Kroaci)
3. Zrinjski (Bosnjë)

Laçi:

Totenhem Hotspur (Angli)
Hapoel Ber Sheva (Izrael)
Kolos Kovalivka (Ukrainë)

Teuta:

Granada (Spanjë)
Apollon Limasol (Qipro)
Steaua Bukuresht (Rumani).

SHKARKO APP