Shpat Kasapi dhe Rovena Stefa, bashkëpunëtorë apo të dashur?

 

Shpat Kasapi dhe Rovena Stefa së shpejti do të publikojnë projektin e tyre të ri. “Fati im ishe ti” titullohet kënga, e cila ka bashkuar dy artistët. Rovena ka publikuar një pjesë nga xhirimet e kësaj kënge, e cila pritet të publikohet në fillim të dhjetorit. Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes dy artistëve, të cilët kohë më parë kanë publikuar disa potpuri popullore të mirëpritura nga publiku. Ndoshta fakti që zgjedhin shpesh të punojnë bashkë, ka bërë që të lindin dyshime mbi marrëdhënien e tyre. Siç shkruan “Panorama”, dyshohet se Rovena Stefa dhe Shpat Kasapi kanë nisur një lidhje dashurie me njëri-tjetrin. Pas një periudhe të gjatë ku ata shfaqen si beqarë në sytë e publikut, duket se shkëndijat i kanë pasur pikërisht për njëri- tjetrin.

SHKARKO APP