Shpenzimet për martesë, raporti: Shqipëria renditet në vendin e katërt në Evropë

“Shpenzimet për martesat janë më të larta në Lindjen e Mesme dhe në vendet ish- komuniste”. Me këtë rezultat ka dalë, Departamenti për Popullsinë i Kombeve të Bashkuara, në një raport të publikuar së fundmi.

Sipas këtij raportit në vendin e parë për shpenzimet, me një koeficient në vlerën 9.7 renditet Azerbajxhani, në vendin e dytë renditet Bjellorusia, ku ky koeficient kap vlerën 9.2, ndërsa në vendin e tretë për shpenzimet më të larta për martesat, reditet Rusia.

Për sa i përket Evropës, Shqipëria renditet e katërta me koeficient 8.9, duke lënë pas edhe Turqinë që e ka koeficientin 8.

Kjo renditje tregon padyshim edhe rritjen e numrit të kompanive që merren me organizimin e dasmave në vendin tonë./scan

SHKARKO APP