Shpërthen Majko ndaj paktit Rama-Basha: Ministrat teknikë na janë bërë si ‘Big Brother’, po na monitorojnë edhe facebook-un tani

Ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike të emëruar pak ditë më parë si kusht i paracaktuar në marrëveshjen e 18 majit mes Ramës dhe Bashës, duket se po i shqetësojnë socialistët në këtë fushatë elektorale me masat e tyre kundër përfshirjes së adminsitratës publike në takimet partiake.

Një pohim i tillë u bë pak minuta më parë nga deputeti socialist Pandeli Majko në një takim elektoral që po mban në njësinë numër 5 në Tiranë.

“Shikojeni çfarë po ndodh?! Na janë bërë ministrat teknikë si ‘Big Brother’, po monitorojnë gjithçka. Madje po na kontrollojnë faqet tona të facebook-ut. Imagjinoni këtë po ë bëjnë me një muaj mandat, imagjinoni se çfarë do bëjnë ata në 4 vite nëse i votojmë në 25 qershor”- deklaroi Majko.

SHKARKO APP