Shpërthen në atmosferë, meteori kthen natën në ditë në Siberi (video)

Banorët në Republikën e Khakassia në jugperëndim të Siberisë, ishin dëshmitar të shpërthimit të një topi gjigant të zjarrtë në qiell i cili për pak sekonda e shndërroi natën në ditë.

“Fillimisht nuk e dija se çfarë po ndodhte. Papritmas qielli u shndrit, ishte thjesht një dritë e madhe”, thotë një nga dëshmitaret, Olga Sagalakova.

“Mbi male pamë që po fluturonte një meteor gjigant. Kishte një bisht, thjesht ishte i frikshëm, sepse menduam që mund të jetë një bombë”, ka shtuar ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportohet se meteori ka shpërthye në atmosferë. Nëse ndonjë fragment i meteorit ka “mbijetuar”, atëherë destinacioni më i mundshëm ku mund të ketë rënë raportohet të jetë lugina Valley, zonë drejt së cilës është nisur një ekspeditë.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?