Shpërthen vullkani më i frikshëm

Vullkani famëkeq i Meksikës “Popocatepetl” ka shpërthyer të hënën, duke shkaktuar një zjarr, tym dhe hi masiv.

Nga ky shpërthim i vullkanit, qyteti më i afërt Puebla është mbuluar nga hiri, duke shkaktuar kështu mbylljen e aeroportit lokal, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Sipas autoriteteve, hiri kishte arritur lartësinë 3 kilometra mbi krater. Shpërthimi i fundit më masiv i këtij vullkani është regjistruar në vitin 2000.

SHKARKO APP