Shpërthimi i gazit në Marinzë, AKBN: Tokat do merren me qera për 2 vite

 

Tokat dhe banesat e dëmtuara nga shpërthimi i gazit në Marinzë do të rehabilitohen brenda 2 viteve.Drejtori ekzekutiv i AKBN bën me dije se gjatë kësaj periudhe banorëve do ti paguhet qira si një mundësi për të jetuar. Ndërkohë shtëpitë e dëmtuara rëndë do të ndërtohen nga e para ndërsa të tjerat do të restaurohen.

Dael Dervishi: “Ky proçes do të zgjasë për një periudhë të paktën 2 vjeçare dhe për këtë periudhë ne i kemi kërkuar kompanisë, dhe ata i kanë propozuar banorëve që t’i marrin tokat me qera, këto toka që do rehabilitohen, në mënyrë që banorët të kenë disa të ardhura nga këto toka, për atë periudhë që nuk do jenë në gjendje t’i përdorin tokat. Gjithashtu kryesisht shtëpinë dhe të gjithë ndërtesat, një pjesë e tyre do ndëtohen nga e para, një pjesë e tyre do të rikonstruktohen”.

Drejtori i AKBN bën me dije se kontrata nuk le hapësira për penalitete ndaj kompanisë dhe nisur nga kjo  tashmë ka nisur puna për të realizuar kontrata me standarte të reja ku parashikohen penalitete në rast incidentesh.

Dael Dervishi: “Fatkeqësisht marrëveshjet hidrokarbure që ne kemi lidhur shumë vite më parë me kompanitë e naftës dhe të gazit, nuk parashikojnë asnjë lloj penaliteti për këto lloj situatash. I vetmi penalitet nëse do ta quajmë një të tillë, është që kompania duhet të dëmshpërblejë dhe duhet të investojë deri në kthimin e situatës në gjendjen e mëparshme”.

Aktualisht prokuroria po vijon hetimet për ngjarjen e ndodhur .Në kuader te hetimit krahas veprimeve proceduriale jane administruar edhe rezultatet e ekspertimeve te disa institucioneve të linjës.

SHKARKO APP