Shpëtim Gjika transferohet në Tiranë, pëson infarkt

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, në ditën që është arrestuar përfundoi në spital, ku vazhdon t’i jepet ndihma mjekësore. Ndërkohë që Gjika u transportua nga spitali i Vlorës për në Tiranë, pritet që të hënën drejtësia të japë masën ndaj tij, pas arrestimit dhe akuzave që i janë ngritur, për shpërdorim detyre.  Pak orë pasi ishte mbyllur në burg, Gjika shfaqi probleme shëndetësore, prej  tensionit të lartë. Fillimisht ai u shoqëruar me forca policore, dhe pasi la ambientet e komisariatit, iu drejtua Spitalit rajonal të qytetit. Mjekët e shtruan menjëherë kryebashkiakun e Vlorës në reanimacion dhe nën kujdesin e tyre kaloi aty natën e parë, i ruajtur me policë te koka.

Gjendja e Gjikës

Në orët e para të ditës mjekët e Vlorës edhe pse e cilësuan stabël gjendjen shëndetësore, e panë të nevojshme që Shpëtim Gjika të transportohej në Tiranë, për një mjekim më të specializuar në Spitalin e burgut. Mjeku kardiologut,  Shpëtim Gjikës, konfirmoi: – “U vlerësua dhe njëherë gjendja e tij. Sëmundjet skemike kështu janë. Janë dhimbje gjoksi që mund të tregojnë shumë gjëra, mund të çojnë drejt infarktit apo para-infarktit. Vlerësimi është njëlloj. Do të ishte mirë të bënte një koronografi, që nuk mund të realizohet këtu,”  – theksoi Gjika. Dyshohet se ai ka pësuar infarkt. – “I dhamë të drejtën ta bëjë në një spital tjetër.” Pas dy orësh udhëtimi me ambulancë dhe i shoqëruar nga policia, kreu i Bashkisë bregdetare arriti në Spitalin e burgut. Gjika është shoqëruar për në një Spital privat, nën kujdesin e dy punonjësve të policisë. Pas ndihmës mjekësore, në  fillim të javës së ardhshme, Gjika do të njihet zyrtarisht me akuzat dhe do t’i verifikohet masa e sigurisë. Burime nga organi i akuzës bënë me dije se të hënën, do të jetë me shumë mundësi në Spitalin e burgut seanca e masës së sigurisë, ku duke para gjendjen shëndetësore, me shumë gjasa Kryebashkiaku pjesën tjetër të izolimit mund ta kalojë jashtë qelisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?