Shpjegimi që jep shkenca: Pse tradhtojnë njerëzit?
Popullariteti i web- faqes Ashley Madison ka tronditur botën në muajin e kaluar, mirëpo shkencëtarët besojnë, se janë vetëm dy arsye kryesore pse njerëzit tradhtojnë.
Dy shkaqet kryesore që shtyjnë një person të tradhtojë, janë mërzia dhe nevoja për mbështetje emocionale, shkruan Daily Mail.
Sipas Profesorit Pepper Schwartz, arsyeja kryesore që dërgon njerëzit drejt tradhtisë është pakënaqësia me jetën e tyre seksuale. “Shpesh njerëzit janë në kërkim të një çështje, por ata duan të përfitojnë nga takimet flirtuese në ndonjë konferencë apo vend të punës,” tha ai.
Shumica e grave që kanë përdorur web-faqen Ashley Madison, janë deklaruar se kanë qenë të pakënaqura nga partnerët e tyre. Ato nuk dëshironin divorc, por vetëm eksitim.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për njerëzit që janë të pakënaqur në marrëdhëniet e tyre. “Njerëzit e kësaj kategorie nuk duan të ndahen për arsye të ndryshme, si fëmijët, të hollat, emri, por që kanë nevojë për diçka që i forcon emocionalisht,” tha Schwartz.
Lumturia luan një rol të rëndësishëm në lidhjen mes një gruaje dhe një burri dhe gjasat për të tradhtuar lindin aty ku martesa ose lidhjet nuk ecin si duhet, kur njëri nga partneren ndihem vetëm.
Burrat kanë tendencë më të madhe për të tradhtuar kur gjenden në një udhëtim për punë, ndërsa gratë mashtrojnë nëse e kanë ‘shtënë në dorë’ një njeri më superior, ndërsa partneri, burri, mbetet ai që paguan faturat.
Megjithatë, studimet shkencore tregojnë se nëse ju nuk jeni të hapur në martesë, ose në lidhje, nëse ka një dozë të vogël të turpit dhe të mosbesimit në lidhjen tuaj, atëherë martesa ose lidhja juaj është larg nga të qenit një lidhje e vërtetë intime.