Shpresa-AL e Lushit rriti çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, qytetari ankohet tek Berisha

Gjatë takimit të kreut të PD, Sali Berisha me demokratët në Kamëz, u adresuan disa probleme mes të cilave dhe problemi i shtrenjtimit të biletës së autobusit.

“Deputetët të jenë pak më të ashpër atje në parlament o doktor. Mos të na lënë vetëm ne që të çohen demokratët. Edhe ato. Ne po angazhohemi pa rrogë, pa lek, paguajmë edhe biletat e urbanit, megjithëse na e kanë ngritur këtu çmimin e biletës”.

“Mori fund aty çdo gjë. Tani u miratua nga anëtarë të këshillit bashkiak, votuan edhe demokratë. Ai ligj. Çfarë të them tjetër gjë. Me datën 10 do vijmë do marrim pjesë. Do përleshemi”, tha qytetari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqetësimi i ngritur në foltore vjen disa muaj pas vendimit të Bashkisë Kamëz për shtrenjtimin e biletës së urbanit nga 40 në 50 lekë dhe rritjen e abonesë mujore nga 1200 në 1400 lekë. Ky vendim u shoqërua me akuza të forta për konflikt interesi dhe çoi në nisjen e një hetimi paraprak nga Autoriteti i Konkurrencës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, hetimi u hap pas ankesave dhe reagimeve publike në media dhe ka për qëllim të analizojë funksionimin e konkurrencës në tregun e transportit urban në Kamëz. Në fokus janë linjat Kamëz–Tiranë–Kamëz dhe Paskuqan–Babrru–Tiranë, ku operator i vetëm i licencuar është shoqëria “SHPRESA – AL” SHPK, e cila mban një pozitë dominuese në treg.

Autoriteti ka theksuar se nga vlerësimi paraprak nuk rezultojnë analiza të plota ekonomike që të justifikojnë rritjen e tarifave mbi baza reale të kostove. Hetimi përfshin periudhën 1 janar – 12 dhjetor 2025 dhe synon të vlerësojë nëse ka shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Dyshimet për konflikt interesi janë thelluar edhe më tej, pasi propozimi për rritjen e tarifave është bërë nga Dashnor Memaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban, i cili njëkohësisht mban post drejtues në kompaninë “Shpresa.al”, përfituese direkte nga vendimi. Gjithashtu, disa anëtarë të Këshillit Bashkiak që votuan pro rezultojnë me lidhje me kompaninë, ndërsa mbledhja ku u miratua vendimi u fshi më pas nga transmetimet online, duke shtuar akuzat për mungesë transparence.

Ndërkohë, qytetarët e Kamzës vazhdojnë të shprehin pakënaqësi, duke e cilësuar rritjen e çmimit të biletës si një barrë të padrejtë ekonomike, që rëndon mbi familjet dhe punëtorët që përdorin çdo ditë transportin urban./BW/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?