FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rruga Matogjin-Bashaj në Vlorë rikthehet në qarkullim pas disa ditësh izolimi

Ka përfunduar rikthimi në qarkullim i rrugës që lidh fshatrat Matogjin dhe Bashaj, e cila ishte bllokuar për disa ditë pas rrëshqitjes së dherave si pasojë e motit të keq.

Për shkak të shembjes së masivit të dheut, fshati Bashaj ishte izoluar, pa mundësi lëvizjeje për banorët. Prej më shumë se dy javësh, forcat xheniere të ushtrisë kanë punuar intensivisht për hapjen e një aksi alternativ, duke lehtësuar qarkullimin dhe rikthyer lidhjen me zonën përreth.

Aktualisht rruga është e kalueshme, ndërsa gjatë kësaj jave pritet të montohet një urë metalike pranë një përroi, që do ta bëjë aksin plotësisht të sigurt dhe të qëndrueshëm për banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky aks është jetik për komunitetin lokal, i cili ka përjetuar vështirësi në qarkullim dhe furnizim gjatë izolimit. Autoritetet e mbajnë situatën nën monitorim dhe paralajmërojnë se do të vazhdojnë punimet për të përmirësuar sigurinë e rrugëve në zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?