Shqipëri-Kinë,memorandum bashkëpunimi në fushën e bujqësisë

Gjatë takimit u fol për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona kryesisht në fushën e bujqësisë. Panariti dhe Niu Dun ndan vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për të hedhur hapa konkret në drejtim të këtij bashkëpunimi. Takimi vijoi dhe me nënshkrimin e një memorandumi, i cili u nënshkrua nga zv.Ministri I Bujqësisë së Kinës z.Niu Dun dhe nga pala shqiptare nga Zëvendësministri I Bujqësisë z.Jani Babi. Kjo marrëveshje konsiston në bashkëpunimin Shqipëri-Kinë në fushën e akua-kulturës, përmirësimin racor të kafshëve dhe bimëve, përpunimin bujqësor, mekanizmin bujqësor dhe cilësinë dhe sigurinë e produkteve bujqësore. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri I Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Z.Edmond Panariti dhe Zëvendësministri I Bujqësisë Z. Niu Dun dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp. Ministri Panariti theksoi se nëpërmjet këtij memorandum të dy ministritë do të ndërtojnë mekanizmin e duhur për të institucionalizuar bashkëpunimin. “Ajo që vlen për tu përmendur është se të dy vendet bëjnë një hap përpara për të pasur një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe frytdhënës në fushën e bujqësisë dhe unë mendoj që brenda vitit të ardhshëm do të ndërtojmë të gjithë kuadrin institucional dhe ligjor në të cilën do të kemi mundësi për të mbështetur projektet në fushën e bujqësisë, në fushën e ushqimit dhe në atë të peshkimit”, tha Ministri I Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z.Edmond Panariti.

Fjala e plotw e Ministrit Panariti
Sot pata kënaqësinë, nderin dhe privilegjin të kisha për vizitë në zyrën time Zëvendësministrin e Republikës Popullore të Kinës, Niu Dun. Qëllimi i vizitës, ishte nënshkrimi i një memorandumi, që i hap rrugën më pas një bashkëpunimi të gjithanshëm në fushën e bujqësisë dhe të peshkimit. Menjëherë pas nënshkrimit të memorandumit, të dyja ministritë do të ndërtojnë rrugët, do ndërtojnë mekanizmin e duhur për të institucionalizuar bashkëpunimin. Unë pata rastin të diskutoj, me zv.Ministrin e Republikës Popullore të Kinës në fushën e bujqësisë, për pikat e bashkëpunimit, meqënëse ai është edhe një ekspert i shquar i peshkimit. Fillimisht diskutuam për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kinës në fushën e peshkimit, ku mendoj që mundësitë janë të mëdha për të ngritur një infrastrukturë, për të grumbulluar rezervat e peshkimit, për ndërtimin e porteve të peshkimit, të kantiereve të riparimit të anijeve, por njëkohësisht edhe për aspekte të tjera që kanë të bëjnë me futjen e varieteteve të rasateve të peshqve, të cilat u përshtaten edhe kushteve të rritjes në Shqipëri,për të shfrytëzuar sa më shumë rezervat tona të brendshme ujore. Diskutuam padyshim edhe për fusha të tjera të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, ku ne mirëpresim zhvillimin e projekteve të përbashkëta , natyrisht edhe të investimeve kineze në fushën e bujqësisë. Ajo që vlen për tu përmendur është se të dy vendet bëjnë një hap përpara për të pasur një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe frytdhënës në fushën e bujqësisë dhe unë mendoj që brenda vitit të ardhshëm do të ndërtojmë të gjithë kuadrin institucional dhe ligjor në të cilën do të kemi mundësi për të mbështetur projektet në fushën e bujqësisë, në fushën e ushqimit dhe në atë të peshkimit.

SHKARKO APP