Shqipëri, nafta drejt 230 lekë për litër

Nafta është rritur me 10 lekë, duke arritur në 229 lekë/litër, ndërsa benzina është shtrenjtuar me 14 lekë, në rreth 219 lekë/litër, vetëm një ditë pas deklaratës së qeverisë për përfundimin e Bordit të Transparencës.

Sherefedin Shehu ngre dyshime për mënyrën e formimit të çmimeve dhe kërkon transparencë mbi koston reale të karburanteve, duke theksuar se çmimet nuk mund të justifikohen automatikisht vetëm nga zhvillimet ndërkombëtare.

Ndërkohë, tensionet në Lindjen e Mesme mund të sjellin rritje të mëtejshme të çmimeve. Pavarësisht shtrenjtimit, konsumi vijon në nivele të larta: deri në korrik janë importuar rreth 408 mijë tonë karburante. Për çdo litër naftë, konsumatorët paguajnë rreth 164 lekë në taksa dhe tarifa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?