“Shqipëria 1 Euro”, qeveria u lehtëson kriteret të huajve
Por në të njëjtën kohë edhe faktin se sa u përket kontratave me tarifën simbolike 1 euro/kontrata, do të favorizohen edhe subjektet të cilët propozojnë që në pasurinë shtetërore, që jepet me qira, të zhvillojnë një prej këtyre veprimtarive: a) veprimtari prodhuese, me nivele investimi mbi 300 milionë lekë; b) përpunim aktiv të mallrave, që do të sigurojnë jo më pak se 50 vende pune; c) veprimtari të agrobiznesit, si: grumbullim, përpunim dhe shitje të produkteve bujqësore ose blegtorale, me nivele investimi mbi 100 milionë lekë. “Institucioni, që zhvillon procedurën dhe që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit shtet për pasurinë shtetërore, i propozon Këshillit të Ministrave të miratojë lidhjen e kontratës së qirasë, jo me çmimin fitues, por me çmimin simbolik 1 euro/kontrata. Propozimi shoqërohet me projekt-kontratën e negociuar ndërmjet palëve”, saktësohet më tej në VKM-në përkatëse lidhur me një fakt të tillë. Duke shtuar edhe se “ministria përgjegjëse për ekonominë propozon në Këshillin e Ministrave dhënien me qira të pasurisë shtetërore pa konkurrim dhe me çmimin simbolik 1 (një) euro/kontrata, kur me ofertë “të pakërkuar” ka një propozim për zhvillimin e zonave të veçanta, duke investuar vlera mbi 100.000.000 lekë, me qëllim ngritjen e qendrave të organizuara sociale që ndikojnë për zgjidhjen e problemeve sociale ose për ushtrim të veprimtarive në fushën e sportit a të kulturës apo në fushën e turizmit ose të trashëgimisë kulturore”. Dhe se para nënshkrimit të kontratës së qirasë, me tarifë 1 euro/kontrata, qiramarrësi është i detyruar të kryejë pagesën e garancisë së kontratës, në masën 2% të vlerës së investimit të marrë përsipër në konkurrim, teksa garancia kthehet pas përfundimit të çdo faze të investimit, por jo më shumë se në tri këste, sipas fazave të investimit.
SANKSIONET
Në kontratat me tarifë 1 euro/kontrata vendosen sanksione për rastet kur qiramarrësi nuk realizon kushtet e saj. Kështu, për çdo vend pune të pahapur subjekti qiramarrës do të ndëshkohet me 50 milionë lekë në vit. Kurse për mosrealizim të investimit në përfundim të fazës përkatëse ndëshkohet me 10% të vlerës së investimit të parealizuar në atë fazë dhe nëse pas 6 muajve investimi nuk realizohet, kontrata zgjidhet nga institucioni shtetëror që e ka lidhur atë, duke marrë gjobë, në masën e garancisë së depozituar në atë periudhë.
FAVORIZIMET
Me tarifën simbolike 1 euro/kontrata, do të favorizohen edhe subjektet të cilët propozojnë që në pasurinë shtetërore, që jepet me qira, të zhvillojnë një prej këtyre veprimtarive:
a)veprimtari prodhuese, me nivele investimi mbi 300 milionë lekë;
b)përpunim aktiv të mallrave, që do të sigurojnë jo më pak se 50 vende pune;
c)veprimtari të agrobiznesit, si: grumbullim, përpunim dhe shitje të produkteve bujqësore ose blegtorale, me nivele investimi mbi 100 milionë lekë.