“Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapaj proteston sot para Kryeministrisë, Policia publikon masat: Ja rrugët që bllokohen

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka njoftuar se ditën e sotme do të mbahet një protestë masive para Kryeministrisë.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Policia e Tiranës ka bërë publike masat që do të zbatohen në kuadër të tubimit të njoftuar, i cili pritet të zhvillohet ditën e sotme në kryeqytet.

Njoftimi i Policisë: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 12:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kuadër, do të ketë kufizime të lëvizjes, Konkretisht:

-nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Policia e Tiranës apelon qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e pengesave në qarkullim dhe garantimin e lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në tubim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?