“Shqipëria Bëhet” feston dyvjetorin, Lapaj: Guxoni sot, për një Atdhe model
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka shënuar sot dyvjetorin e krijimit me një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë themelues, anëtarë dhe mbështetës nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora.
Gjatë aktivitetit, kryetari i lëvizjes Adriatik Lapaj rikujtoi fillesat e rrugëtimit politik, duke theksuar se nisma nisi nga 25 ëndërrimtarë që besuan në mundësinë e ndryshimit dhe ndërtimit të një Shqipërie më të drejtë e më të ndershme.
“Dy vite më parë, nga Mirdita e vlerave, nisëm një rrugëtim idealesh. Ishim 25 ëndërrimtarë që i hymë detit në këmbë. Kemi bërë gabime, por ato janë prova se jemi duke u përpjekur e duke jetuar,” – tha Lapaj.
Në fjalën e tij, ai theksoi se guximi dhe besimi janë çelës për ndërtimin e një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.
“Guxoni të mos ndaloni dhe të shkundni këdo që mendon se nuk ka shpresë. Nga guximi juaj sot mund të qeshin fëmijët nesër, mund të kemi ilaçe në spitale dhe mund të ndërtojmë një atdhe model,” – shtoi Lapaj.
KOHA JONË SONDAZH

